Dhurata, gati goditjen e radhës – duet me një femër seksi (Video)

dhurata-gati-goditjen-e-radh-euml-duet-me-nj-euml-fem-euml-r-seksi_hdDy femra seksi në një videoklip – kjo është ajo që po na pret në një të ardhme të afërt, gjithnjë sipas paralajmërimeve të asaj që tashmq quhet macja e estradës, Dhurata Ahmetaj.

Këngëtarja e njohur, e cila goditi së fundmi skenën muzikore me videoklipin “If You Like It”, ka folur për jetën e saj dhe suksesin e fundit në emisionin Prive në Klan Kosova.

dhurata-gati-goditjen-e-radh-euml-duet-me-nj-euml-fem-euml-r-seksi_hd

Ajo ka folur për kritikat dhe komentet e fundit, teksa u shfaq se si kalon një ditë të zakonshme, me këpucë me figurë të maces, që vërteton edhe një herë se asaj po i pëlqen epiteti që i kemi lënë pas shfaqjes së të trupit dhe daljes topless në klip.

Dhurata konfirmoi po ashtu se është vendosur bashkëpunimi i saj i radhës i madh – do të jetë një bashkëpunim me një femër.

“Eshtë një femër seksi, një femër bjonde. Do të jetë një prej bashkëpunimeve më interesante në kohët e fundit”, ka theksuar Dhurata për Prive.

Klipi i këngëtares është fshirë, por ajo nuk është brengosur edhe pse 110 mijë klikimet e saj nuk ekzistojnë më.

“E kanë fshirë klipin? Me rëndësi të jemi të lumtur”, u shpreh Dhurata. /Telegrafi/