I mituri peng i ISIS, shokon me deklaratën e tij! (VIDEO)

​Një djalë kurd që u kap peng nga grupi terrorist ISIS katër muaj më parë, ndërsa po kthehej nga shkolla, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, pasi tha se militantët ISIS kanë të drejtë me kauzën e tyre.

Mervan Mohamed Huseni, në një intervistë për CNN, tha se kur u kap bashkë me disa shokë, në fillim ishte i tmerruar, por më pas kuptoi se lufta e Shtetit Islamik bëhej për një arsye të drejtë

Djaloshi rrëfeu se militantët i dërguan fëmijët në një xhami për t’u falur dhe më pas i mbajtën peng në godinën e një shkolle fillore ku i rrihnin, i torturonin me rrymë elektrike e madje edhe i varnin.
Por edhe pse Huseini kishte frikë se mund të vritej në fillim, ai tha se kuptoi më pas që ata nuk i vrisnin rastësisht njerëzit, por më parë përcaktonin nëse ishin të pafe apo jo. Sipas tij, aty shihej një e vërtetë e madhe, pasi shpjegohej se kush ishte i pafe, e pasi kjo faktohej me prova, ai njeri varej. I pyetur se çfarë mendon për Shtetin Islamik, Huseini tronditi të ëmën dhe gazetaren e CNN, duke thënë se “ata kanë të drejtë për atë që po bëjnë”.