Shkëndija me abdes a pa abdes

Shkendije-Mujaj1Edhe ne çka s’pritëm e çka s’po shohim. Në këtë kategori që të bënë të qeshësh dhe t’ia shtrosh vetes pyetjen, – e po ku jemi, ç’po bëjmë… është edhe një lajm që u dha këto ditë për portalet tona se vajza që tashmë ka bërë emër dhe është VIP qenka mbuluar me shami! Nuk është ky i pari lajm që jepet se u mbulua filania e filania…

Dhe, të shtie kureshtja të hapësh portalin dhe të shohësh se për kë bëhet fjalë. E, kur ta shohësh, domosdoshmërish të jepet të qeshesh me zemër. E sheh vajzën, me emrin jo tashmë të panjohur- Shkëndije Mujajn. Kjo vajzë vërtet ka kohë që bëri emër në portalet tona. Bëri emër dhe u bë e njohur kurrgjë me tjetër vetëm duke publikuar format e trupit të saj lakuriq, sidomos të pasmet, në poza të ndryshme, deri edhe me çifteli në mes këmbëve e deri te dhënia e mikrofonit “zogut” të vet… E tash, në mos më shtiftë Zoti n’gjynah që po e shkruaj këtë, Shkëndija na del e mbuluar me shami dhe duke lexuar librin e shenjtë – Kuranin.
A thua, Shkëndija, ka marrë abdes para se ta marrë Kuranin në dorë dhe ta bëjë foton që të shpërndahet në portalet tona?

Shkendije-Mujaj